
Këngëtari Jozefin Marku, i njohur për publikun si Jozi, ka folur së fundmi për jetën e tij private gjatë një paraqitjeje në emisionin “Top Arena”.
I pyetur nga moderatorja Brikena nëse është aktualisht në një lidhje, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” u përgjigj shkurt dhe qartë: “Po, momentalisht jam single”.
Me këtë deklaratë, Jozi ka bërë të ditur se nuk është më në një marrëdhënie, duke lënë të kuptohet se lidhja që kishte nisur pas përfundimit të eksperiencës së tij në “BBVA” ka përfunduar.
Kujtojmë se rreth një vit më parë, artisti kishte zbuluar se po jetonte një histori dashurie me një vajzë jashtë botës së showbiz-it, duke zgjedhur ta mbante larg syrit të publikut.
Pas ndarjes së rrugëve me Loredanën, Jozi kishte nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale, por duket se tashmë ai është rikthyer në statusin e beqarit.
