Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Blendi Greço u bekuan me një vajzë.
-
Ledion Liço: Jam shumë me fat që kam krijuar jetën me Sara Hoxhën!
17 Qershor, 09:58
Lajmi erdhi si një surprizë për ndjekësit pasi këngëtarja e mbajti të fshehtë shtatzëninë, sikurse ka mbajtur lidhjen e saj, të cilën ka zgjedhur ta shijojë larg syrit kureshtar të publikut.
Por së fundmi si rrallë herë në Ditën e Babait, këngëtarja Mariza Ikonomi ka publikuar foton e parë krah partnerit.
“Gëzuar ditën e babait, partneri im i përjetshëm në krimin (prindëror)! Gëzuar babit më të mirë!!!”, shkruan këngëtarja, krahas imazhit bardh e zi.



















