Ledion Liço gjatë prime të kësaj të marte u fut në shtëpinë e BBV dhe dha një lajm të trishtë për G Banin. Babai i tij ka pësuar një ishemi dhe ndodhet në spital në Londër dhe G Bani doli nga shtëpia për të shkuar pranë të atit.
Por teksa dilte nga shtëpia ai hodhi dyshime, duke thënë, “Është gënjeshtër për me më nxjerr”, ndërkohë që së fundmi me anë të një postimi ka sqaruar vërtetësinë e lajmit që mori.
“U faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është gënjeshtër. Jam fut vetëm në Big Brother VIP Albania 4 jo me babanë, kështu që nuk do të postoj foto të tij në moment të vështirë’ për të bind a për të ngop gëzimin e hienave e të korbave.
Nuk më është besuar derisa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje. Nuk kam dalur nga ferra.
Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua bëj hallall të gjithëve. Të gjitha sa kanë ndodhur aty, unë do i lë aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u ruajt Zoti”.



















