KreuCelebrity

Irina Shayk, paraqitje spektakolare në karnavalet e Rio de Zhaneiros!


"Ajo është me të vërtetë gruaja më e bukur në planet!": Ky ishte njëzëri vlerësimi për supermodelen Irina Shayk, e cila fluturoi në Rio de Zhaneiro për të marrë pjesë në karnavalet më të famshme të botës.

Irina Shayk, paraqitje spektakolare në karnavalet e Rio de Zhaneiros!
Irina Shayk, paraqitje spektakolare në karnavalet e Rio de Zhaneiros!
Irina Shayk, paraqitje spektakolare në karnavalet e Rio de Zhaneiros!

​“E nderuar të jem pjesë e paradës së sotme... Nervoze dhe e emocionuar! BRAZIL, të dua! Faleminderit për pritjen më të ngrohtë të mundshme. Cfarë mrekullie të jem këtu, duke festuar jetën dhe dashurinë!”, ka shkruar Irina në Instagram krahas një imazhi që ka mahnitur ndjekësit.
Rusja 39-vjeçare mbante një kostume spektakolar, që ekzspozonte trupin e saj të tonifikuar. Irina kërceu në Sambadrom-in e famshëm në Rio de Zhaneiro në ditën e dytë të festivalit, në kuadër të shkollës samba Beija-Flor.
Karnavalet e kanë kthyer Rio de Zhaneiron në kryeqytetin botëror të  argëtimit e dhjetëra mijëra turistë marrin pjesë në shfaqjen madhështore në Sambadrom. Edicioni i 2025 debutoi më 28 shkurt dhe përfundon më 8 mars.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF