KreuCelebrity

Lëvizja e radhës e Taylor Swift? Gati për në ekranin e madh!

Lëvizja e radhës e Taylor Swift? Gati për në ekranin e madh!

Taylor Swift mund të jetë duke u përgatitur për një sipërmarrje të re, e cila mund ta çojë atë nga stadiumet me mijëra fansa në ekranin e madh. Superylli i pop-it nga turneu i saj rekord Eras, thuhet se po eksploron një rol të madh në film, me një interes të veçantë në zhanret superhero dhe fantastiko-shkencore.

“Kam dëgjuar që Taylor Swift po i kthehet aktrimit dhe po përpiqet të gjejë projektin e duhur”, tha burimi "Ajo foli me studiot për të luajtur në një film të madh fantastiko-shkencor. Gjithashtu në rolin e një superheroi”.

Lëvizja e radhës e Taylor Swift? Gati për në ekranin e madh!

Spekulimet për debutimin e mundshëm të Swift-it në Hollivud si një superhero, kanë qarkulluar prej vitesh. Shumë fansa besojnë se ajo mund të jetë e përshtatshme për Marvel's Dazzler, një këngëtare mutante me fuqi të bazuara në dritë.

Aludimet u përhapën shumë kur Swift u pa në një lojë të Kansas City Chiefs në 2023 së bashku me regjisorin e Deadpool & Wolverine, Shaën Levy dhe yjet Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman.

Sëift është marrë me aktrim ndër vite, duke u shfaqur në filma si Dita e Shën Valentinit (2010), The Giver (2014), Cats (2019) dhe Amsterdam (2022), në The Lorax (2012). Megjithatë, një rol kryesor në një film fantastiko-shkencor të profilit të lartë ose superhero do të shënonte një hap të rëndësishëm përpara në karrierën e saj filmike.

Hollyëood duket i etur për ta mirëpritur atë. Nëse ajo angazhohet për një film të madh, do të jetë interesante të shihet se cili rol do të përshtatet në perandorinë e saj krijuese gjithnjë në zgjerim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF