Kourtney Kardashian ka thyer heshtjen dhe ka mohuar publikisht ato që po shkruhen për djalin e saj 15-vjeçar, Mason se është bërë baba. “Unë rrallë komentoj thashethemet apo teoritë e konspiracionit që përfshijnë mua dhe familjen time, por këtë herë bëhet fjalë për fëmijën tim dhe e ndjej se është gabim të lejoj që dikush të besojë, qoftë edhe për një sekondë, se këto gënjeshtra janë edhe fare të vërteta, nuk është.“Mason nuk ka fëmijë”, u shpreh ajo.
Ylli i realitetit “The Kardashians” më pas u kërkoi ndjekësve të saj që të respektojnë privatësinë e djalit të saj dhe të ndalojnë përhapjen e historive të rreme. Djali im me të vërtetë e vlerëson privatësinë e tij dhe u kërkoj të gjitha mediave të jenë të respektueshme”. Ai është një fëmijë me ndjenja dhe një të ardhme të bukur përpara”.
Në mbyllje, ajo u bëri thirrje atyre që krijojnë përmbajtje për fëmijët e saj që të ndalojnë: “Dhe të gjithë të tjerëve që bëjnë video për fëmijët e mi (të cilët, meqë ra fjala, janë të mitur), ju lutemi ndaloni dhe lërini të qetë.”
Thashethemet se Mason lindi fshehurazi një fëmijë filluan me komentet nga një llogari private në Instagram, që dyshohet se kishte lidhje me adoleshentin. Ata shpejt u bënë virale edhe në TikTok, e fotot e përpunuara të postuara fillimisht në Reddit e shfaqnin Mason si babanë e një vajze njëvjeçare.




Oscar 2025: Lista e plotë e fituesve!






”Blue Ghost” prek me sukses Hënën



Harrison Ford heq dorë nga Oscars 2025






