KreuCelebrity

"Meshkujt me një tullaceri të lehtë, femrat me flokë të gjatë të errët dhe...": AI zbulon tiparet që dallojnë tradhtarët në një marrëdhënie !

"Meshkujt me një tullaceri të lehtë, femrat me flokë

Inteligjenca artificiale duket se është në gjendje të hamendësojë me saktësi se si duket gjysma jonë tjetër, e cila mbase nuk është aq besnike ndaj marrëdhënies sonë.

Më konkretisht, ekspertët përdorën një mjet  “të zgjuar” për të identifikuar tiparet e fytyrës së një burri tipik që ka më shumë gjasa të tradhtojë në marrëdhënien e tij, si dhe tiparet përkatëse të një gruaje potencialisht jo besnike. Këto tipare nxorën rreth 2000 dëshmi të britanikëve të dashuruar, të cilët ishin mashtruar. Ata më pas ia dhanë këtë informacion një gjeneratori imazhesh të inteligjencës artificiale, i cili krijoi “imazhe” të partnerëve jo besnike.

Sipas rezultateve, meshkujt jo besnike kishin më shumë gjasa të ishin në të dyzetat me një tullaceri të lehtë, hundë të madhe, buzë të vogla, sy blu, dhe mjekër të parruar. Përkatësisht, gruaja jo besnike kishte më shumë gjasa të ishte rreth të pesëdhjetave, me flokë të gjatë të errët dhe një hundë të vogël. Të dyja gjinitë, për nga fiziku, cilësoheshin si tipa të hollë dhe atletikë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF