KreuCelebrity

Një rrjedhje gazi? Vajza e Gene Hackman tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e aktorit!

Një rrjedhje gazi? Vajza e Gene Hackman tregon çfarë mund ta

Policia e cilesoi si vdekje te dyshimte dhe tani, po pritet rezultati i hetimeve. Por vajza e Gene Hackman, Elizabeth Jean Hackman, deklaroi dyshimin e saj dhe tha se vdekja e te atit dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, mund të jetë shkaktuar nga helmimi me monoksid karboni.

Një rrjedhje gazi? Vajza e Gene Hackman tregon çfarë mund ta

Elizabeth ka shprehur shqetësimin se një rrjedhje gazi në shtëpinë e tyre në Santa Fe mund të ketë çuar në këtë tragjedi. Hetimet janë ende në proces dhe nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes.

Gene Hackman, aktori që fitoi dy herë çmimin ‘Oscar’ me një karrierë mbi 60-vjeçare, u gjet i pajete ka vdekur së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa dhe qenin e tyre në shtëpi.“Momentalisht nuk kemi dyshime për ndonjë veprim të qëllimshëm në këto vdekje, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar. Zyra e Sherifit të qarkut Santa Fe po bën një hetim”, tha policia. Aktori Hackman, ish-marins dhe i njohur për zërin e tij të thellë, u shfaq në më shumë se 80 filma, si dhe në televizion dhe skenat e teatrit gjatë një karriere të gjatë që filloi në fillim të viteve 1960.

Ai siguroi emërimin e tij të parë për çmimin ‘Oscar’ për rolin e tij si vëllai i grabitësit të bankave Clyde Barrow në filmin “Bonnie and Clyde” të vitit 1967. Ai u emërua gjithashtu në kategorinë e aktorit më të mirë, jo në rolin kryesor, më 1971 për filmin “I Never Sang For My Father”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF