Danja nuk e ka fshehur ne BBVA faktin se është e dashuruar. Madje, ajo edhe ka rrefyer se partneri i saj aktual, Redi Xheli, i është dukur i bukur që herën e parë dhe vendosi të lidhej me të, edhe pse ishte 8 vite më i vogël se ajo.
Por kjo nuk e ndaloi G Banin t’i vardisej dhe t’i shprehte simpatinë që kishte për të. Edhe pse doli një herë nga shtëpia, ndjenja e tij për Danjën nuk kishte ndryshuar, e pas kthimit, ka vazhduar te njejten sjellje.
Kjo situatë duket e ka acaruar të dashurin e saj jashtë shtëpisë së BBV. Në një video ku G Bani i kërkon Danjës të ndjejë pak parfumin e saj, vihet re qartë dhe pastër komenti i partnerit të kësaj të fundit, i cili shkruan: “Po më soset durimi! Nuk i kam borxh gjë”.



















