Prej disa oresh, rrjeti po zien nga lajmi se Gjesti ka kapercyer muret e muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi mes banorëve që Gjesti, sic thuhet, ka ndermarre nje veprim te tille.
Në lidhje me këtë ngjarje, Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues:
“Vitin e kaluar doja të bëja të njëjtën gjë, por pasi kuptova – sepse mendja është për të kuptuar – që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, hoqa dorë nga ideja. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”



















