Ajo është një nga fytyrat më të famshme të Gen Z- megjithatë daljet e fundit të Millie Bobby Brown i kanë befasuar fansat, të cilët po pyesin se cfarë ka bërë ajo që duket 'një dekadë më e vjetër' se mosha e vet aktuale. Aktorja 21-vjeçare pothuajse nuk njihej kur parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri, “The Electric State” në Los Angeles. Kjo erdhi pas paraqitjes së saj në SAG Awards në fillim të kësaj jave, që i shokoi përdoruesit e mediave sociale. Një prej tyre shkroi në X se do t`i duhej të kontrollonte edhe një herë nëse ylli i Stranger Things është vërtet 21 vjec, dhe jo 40 sic duket.
“Që kur është në modë që një 21 jecare të duket si 45”, ka shkruar një tjetër. Ndjekësit kanë spekuluar se Millie, e lindur më 19 shkurt 2004, mund t'i jetë nënshtruar ndërhyrjeve të tilla si injeksione mbushëse në pjesën e faqeve dhe buzëve. “Mollëzat e saj janë më të larta dhe buzët duken më të plota, gjë që mund të jetë rezultat i mbushjes”, pohoi për MailOnline edhe doktor Paul Banwell, një konsulent fitues i çmimeve, kirurg plastik dhe kozmetik.
Banwell paralajmëroi më tej se Millie nuk duhet të rrezikojë bukurinë e saj natyrale duke e tepruar me fillerat."Kjo mund të shkaktojë edhe atë që njihet si “fytyra jastëk”, apo “një fytyrë të ngrirë”, tha ai.