KreuCelebrity

Probleme me shëndetit mendor? Reagon përfaqësuesi i Justin Bieber!

Probleme me shëndetit mendor? Reagon përfaqësuesi i Justin

Përfaqësuesi i Justin Bieber mohoi akuzat për përdorimin e drogës pas shqetësimeve për sjelljen e këngëtarit. Sipas TMZ, përfaqësuesi i yllit të muzikës tha se thashethemet e vazhdueshme rreth shëndetit fizik dhe mendor të artistit janë “rraskapitëse dhe të dhimbshme dhe tregojnë se pavarësisht të vërtetës së dukshme, njerëzit janë të përkushtuar të mbajnë gjallë narrativat negative dhe të dëmshme”.

Përfaqësuesi i Justin shtoi se ky vit ka qenë “shumë transformues për të, pasi ai i dha fund disa miqësive të ngushta dhe marrëdhënieve të biznesit që nuk i shërbenin më”.

Probleme me shëndetit mendor? Reagon përfaqësuesi i Justin

Një burim i brendshëm tha gjithashtu për median se fituesi i dyfishtë i Grammy ishte i përkushtuar të mbështeste familjen e tij dhe t’i jepte përparësi shëndetit. Një tjetër burim mbrojti daljen e fituesit të Grammy më 1 shkurt në New York City, kur ai doli duke u shfaqur i rraskapitur me rrathë poshtë syve.

Sipas TMZ, këngëtari i “Stay” ishte dukshëm i lodhur pasi kishte qenë në studio regjistrimi gjatë gjithë natës. Para se të shkonte në studio, ai po kujdesej gjithashtu për Jackin, i cili po përpiqej të flinte, sipas burimit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF