Në një kohë kur të gjithë janë të etur për të ikur jashtë vendit, Françeska Murati është rikthyer. Kjo për shumë arsye, e para koha ka treguar se bota e televizionit i pëlqen shumë, si fillim me pjesëmarrjen në BBV e më pas përfshirja në moderim dhe ambicia e saj për të patur një program të vetin; e së dyti sikurse ajo shprehet po e shijon shumë Shqipërinë ka njerëzit që do, ka një jetesë shumë të mirë, aktivitete gjatë gjithë kohës, shijon kohën e mirë, fshatin, malin, detin, gjithçka. Në këtë bisedë me revistën “Bordo”, Françeska na tregon jetën e saj mes pasioneve, profesionit dhe familjes, duke ndarë me sinqeritet jo vetëm gjithçka ka përjetuar deri më tani, por edhe planet e mëdha për të ardhmen.
Takimi yt i parë me “Bordo” ka qenë kur ke qenë e njohur si Miss dhe servire një guidë turistike për Berminghamin? Si e kujton atë eksperiencë?
Ishte shumë e lezetshme! Kur më kanë kërkuar të krijoj diçka për “Bordo”, e mora me shumë qejf dhe ndava gjithë eksperiencën time që kisha kaluar në UK.
Pastaj nisi BBV dhe ti u zgjove një tjetër Françeskë. Si e kujton daljen nga shtëpia dhe impaktin e parë që pate?
Impakti i parë ishte se njerëzit më pritën me shumë dashuri, njerëzit më ndalonin, më thoshin vetëm fjalë të bukura dhe realisht jam ndjerë mirë. Ishte pak e çuditshme se ti je brenda dhe je duke jetuar një eksperiencë dhe kur del jashtë e kupton se çfarë ndikimi ke patur në publik, ishte realisht shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që mora pjesë në atë lloj formati.
-
Françeska Murati zbulon veshjen më të shtrenjtë në ekran!
8 Shkurt, 13:28
Kush të kishte munguar më shumë brenda në shtëpi?
Patjetër djali, të rrish gati 4 muaj pa bebushin, mund të them se ishte gjëja më e vështirë që kam kaluar. Qaja çdo ditë në tualet apo para se të flija gjumë, nga malli që kisha për të.
Nga ajo kohë deri sot kanë ndryshuar shumë gjëra. Po ti vetë ke ndryshuar? Çfarë ke ndryshuar?
Mendoj se kjo eksperiencë më ka bërë shumë mirë. E ndjej veten sikur kam bërë një detoks
nga jeta ime. Kisha kohë të isha larg nga jeta ime e përditshme, larg gjithçkaje, të mendoja se çfarë doja dhe çfarë kërkoja, si më kishte shkuar jeta deri më sot. Dhe kur dola nga ajo shtëpi isha shumë e qartë se çfarë duhet të bëja me veten time dhe mendoj se si eksperiencë më ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. E ndjej veten si një Françeskë tjetër, shumë më të motivuar dhe më të qartë.
Cili ka qenë mësimi më i rëndësishëm për ty nga BBV?
Kam kuptuar se kush më do me të vërtetë në jetën time. Mendoj se kemi shumë njerëz në jetën tonë që shprehin dashamirësi, por kur ti je në momentet e tua të vështira, aty e kupton se kush bën realisht për ty dhe kush të do në të vërtetë. Pas përfundimit të kësaj eksperience kam kuptuar sesa shumë më duan njerëzit që kam afër.
Nëse do të ishe ti fituesja, çfarë do të bëjë me parat e çmimit?
Nuk është se e kam menduar se çfarë mund të bëja me ato para, por personalisht do të kisha shumë dëshirë të hapja një fondacion, e kam shprehur dhe më përpara , për njerëzit në Shqipëri me disleksi. Gjë të cilën ende kam shumë dëshirë ta bëj, që të jap sa më shumë njohuri për temën e disleksisë dhe njerëzit që kanë dëshirë të bëjnë teste në lidhje me të.
Sa e gjen veten në “E diell?”
Unë në “E diell” kam patur dy eksperienca shumë të bukura. Një në rubrikën “She’s On Top” dhe tjetra në “Pa filtra” dhe i kam shijuar jashtëzakonisht shumë.
Ke një format që mendon se do të rrinte më mirë?
Jam një person që përshtatem. Gjithmonë kam dëshirë të provoj gjëra të reja dhe të jem pjesë e formateve të ndryshme, por nuk është se kam një synim ekzakt.
Veshjet janë një pikë e fortë e jotja. Cila ka qenë veshja më e shtrenjtë që ke veshur në ndonjë program?
Një gjë që e diskutoj shpesh me mikeshat e mia, është se sa virale është bërë kjo situata e veshjeve. Dhe sa shumë komentohet çmimi dhe më vjen keq që shumë herë mund të jem dukur si një njeri që shpenzoj shumë. Unë kurrë nuk kam folur për çmimin e veshjeve në BBV, kurrë nuk kam folur për markat që unë blej. Ky perceptimi që është diskutuar nga jashtë, ka lënë një përshtypje sikur unë jam një vajzë që kam shumë qejf të kem shumë gjëra të shtrenjta dhe një jetë shumë luksoze, por në fakt jam shumë e thjeshtë në realitet. Nuk është se kam qejf të diskutoj shumë çmimin e veshjeve, pasi për mua vlera e veshjes nuk qëndron te çmimi, por te sa mirë ndihesh me atë që ke veshur. Por meqenëse doni një përgjigje, veshja që kam veshur në natën finale të BBV-së, ka kapur çmimin më të madh, për shkak të bizhuterive të bukura që kisha vendosur, ato bënin diferencën.
-
Françeska Murati, së shpejti me një kanal një YouTube! Ja detajet!
11 Shkurt, 13:25
Për çfarë shpenzon më shumë për paraqitjen tënde?
Ata që më njohin e dinë që unë nuk jam shumë e fiksuar me pamjen time të jashtme, mundësisht në përditshmërinë time dal pa makeup fare. Shumë e thjeshtë me xhinse. Gjëja për të cilën unë harxhoj më shumë janë aktivitetet që unë shpenzoj, për t’i dhënë sa më shumë jetë jetës sime. Unë kam nisur një kurs kalërimi, dhe për këtë hobi që kam më pëlqen të harxhoj.
Parfumi yt i preferuar, cili është?
Gjyshja ime më ka thënë që kurrë nuk duhet të tregoj se çfarë parfumi përdor. Kështu që parfumin tim aktual nuk ua tregoj, por di të them që kudo që shkoj me atë parfum dashurohen njerëzit.
Marka e preferuar?
Brand-i Zimmermann. Dashuroj çdo veshje dhe çdo koleksion të tyre. Më shkon shumë me stilin dhe mënyrën e jetesës sime.
Si e imagjinon të ardhmen tënde në fushën e televizionit?
Televizionin e kam shumë qejf. Është një industri shumë e bukur, që të jep shumë mundësi. Dëshira është e madhe për të qenë një moderatore ose të kem programin tim. Pse jo diçka në fushën e modës, mendoj se do më shkonte shumë.
Djali si të sheh në televizor? Të thotë ndonjë koment?
Mami shpesh më dërgon video, kur jepen programet në shtëpi, sidomos kur jam ‘live’. Shpresoj që kur të rritet të jetë krenar për mua, për mamin që nuk dorëzohet por ndjek ëndrrat e veta.
Mendoni ta zgjeroni familjen?
Nuk është se për momentin kemi në plan një bebe tjetër, jam shumë e re, vetëm 29 vjeçe. Nuk mendoj se kam ndonjë nxitim të madh për të zgjedhur familjen. Fëmija është padyshim një bekim, dhe jam shumë e lumtur që e kam Charlin. Dua ta shijoj në maksimum këtë fëmijë.
Çfarë ke gjetur në Shqipëri që nuk ta ofronte Anglia?
Diellin, kohën e mirë, plazhin. Unë për momentin në këtë fazë të jetës që jam, po e shijoj shumë Shqipërinë, kam njerëz që më duan, kam një jetesë shumë të bukur, aktivitete gjatë gjithë kohës. E shijoj fshatin, malin, e dashuroj detin, verën dhe nxehtësinë.
Ku e sheh veten pas 10 vitesh?
Kam dëshirë të hap diçka këtu në Shqipëri, por është diçka shumë e madhe dhe do pak kohë për t’u realizuar. Për momentin jam në punim e sipër të realizimit të këtij projekti dhe shpresoj që pas 10 vitesh ta kem hapur këtë biznes, të jem e suksesshme në të dhe shumë e realizuar në botën e biznesit.
Ndonjë projekt aktual mund ta ndash me ne?
Kam shumë projekte. Por po zbuloj se së shpejti do të hap një kanal në YouTube, ku do të ndaj video për jetën dhe përditshmërinë time. E shoh që ka një interes nga njerëzit të dinë çfarë bëj unë, si e menaxhoj punën, familjen, biznesin, djalin.



















