KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur rrëfen si i humbi 22 kg!

Këngëtarja e njohur rrëfen si i humbi 22 kg!

 Xhesika Polo ka rrëfyer së fundmi përvojën e saj të humbjes së peshës, duke zbuluar se ka arritur të humbasë plot 22 kilogramë. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, këngëtarja e njohur tregoi rrugëtimin e saj drejt një jetese më të shëndetshme.

Këngëtarja e njohur rrëfen si i humbi 22 kg!

“Erdhi një moment në jetën time që isha totalisht në vetëmohim. Meqë kam një konstrukt të mirë, thoja: ‘Hë se s’je dhe aq keq’. Ndërkohë isha 96 kg dhe kjo ishte shumë për mua. Që aty nisi ndryshimi,” u shpreh ajo.

Xhesika tregoi se vendimi për të ndryshuar erdhi natyrshëm dhe se sapo filloi të kujdesej për veten në aspektin fizik, gjithçka tjetër u përmirësua. “Sigurisht, kam pasur ulje-ngritje si çdo kush, por deri tani kam humbur 22 kg,” tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF