Me në qendër altruizmin, dhurimin dhe bamirësinë, ‘Për Shqiptarët’ rinis në ekranin e TCH nga 21 shkurti, ku emisioni i Fondacionit Firdeus do të vijë çdo javë, në orën 21.00 të mbrëmjes.
Vetem se ai vjen me nje ndryshim: Krah Elvis Naçit nuk do të jetë me Marina Vjollca, si ne sezonin e pare, por Bora Zemani.Nuk dihen arsyet e nje levizjeje te tille, por mes ndjekesve ka qarkulluar ideja se Marina dukej me shume e fokusuar tek pamja e saj sesa "tek hallet e njerezve", ndersa Zemani, ndoshta, perceptohet se mund te percjelle me shume empati, edhe pse kjo ne fund mbetet per t`u pare.
Elvis Naçi tha se " “Po flasim për një emision i cili ka të bëj drejtpërdrejtë me jetën e njeriut. Ata të cilët na bashkohen nga bamirësit është një emision me heronj brenda dhe me njerëz që kanë nevojë. Unë besoj që këtë të premte në orën 21:00 emisioni ‘Për shqiptarët’ fillon furishëm, me amanet, me përgjegjësi, po me shpresën e madhe që të bëhen sa më shumë vepra të mira. Në këtë sezon do të jetë Bora Zemani një risi e emisionit dhe do të ketë nuanca të ndryshme por thelbi mbetet i njëjtë. Kur flitet për të shpëtuar jetë njerëzore, lodhja kthehet në shplodhje dhe në të njëjtën kohë, angazhimi kthehet në kënaqësi. Dhe unë shpresoj që bashkë me ekranin e madh të Top Channel ne të bëjmë mrekulli për familjet shqiptare”.
Vete Bora, qe eshte në prag të përfundimit të show-t “Piramida”, tha se :“Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit. Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diele, mos harroni!”.