KreuCelebrity

“Gjithçka në botë për mua je ti”; Letrat që Dritëro Agolli i dërgonte bashkëshortes!

“Gjithçka në botë për mua je ti”; Letrat

Letërkëmbimet që vajza e Dritëroit dhe Sadijes i ka ruajtur me nostalgji janë ekspozuar përgjatë muajit shkurt në shtëpinë muze të shkrimtarit, ku interesi për të parë dorëshkrimet dhe sende personale të tij ka qenë i lartë.

“E dashur Sadije, këto radhë jam i dhënë fare pas teje. Jam plot me dashuri e adhurim për ty. Më duket sikur gjithçka në botë për mua je ti. Më në fund gjeta një njeri kaq të mrekullueshëm dhe këto nuk janë fjalë të thëna në erë, duhet t’i dish!”, janë këto disa rreshta nga dhjetëra letrat që Agolli i ka dërguar partneres së jetës.

“Gjithçka në botë për mua je ti”; Letrat

Nisi të shkruante sapo e njohu e nuk ndaloi asnjëherë. Edhe pse vitet kalonin, ndjenjat e artistëve për njëri-tjetrën vetëm shtoheshin. Penën e përdornin sa herë ndjenin mall.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF