KreuCelebrity

Zbulohet arsyeja përse 34 vjeçari qëlloi me plumb në kokë partneren, e pastaj edhe veten!

Zbulohet arsyeja përse 34 vjeçari qëlloi me plumb në

Burime kanë pohuar së fundi se Anila Ndoka, nëna e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e sotme në Shkodër, kishte tentuar t`i jepte fund bashkëjetesës me partnerin e saj 10 vjet më të vogël, 34 vjecarin Kol Manaj, i cili me sa duket nuk e ka pranuar këtë gjë, ndaj e ka qëlluar gruan me plumb në kokë e më pas ka vrarë veten.

Ndoka u dërgua me ugjrncë në spital në gjendje kritike për jetën. Pak përpara ngjarjes tragjike, 34 vjecari kishte postuar në rrjetet sociale foto me partneren, shoqëruar me dedikim dashurie. Ndër to, veçohet: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë!”.

Për policinë e Shkodrës, ky është një krim pasioni me motiv xhelozinë, pasi deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë informacion për konflikte të tjera në çift. Ngjarja u shënua rreth orës 11:15 në lagjen "Mark Lula" ose siç njihet ndryshe tek ish-fusha e druve në Shkodër.  Çifti u gjet brenda makinës Volksëagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur.  Në brendësi të makinës, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjecari, Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten. Policia tha se 34-vjeçari humbur jetën në vend, ndërsa 44-vjeçarja u trasportua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, me plagë në kokë.

Burimet thanë se Anila Ndoka, punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës disa vite më parë. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë, njëri prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët me ish-bashkëshortin. Prej 4 vitesh bashkëjetonte me burrin që sot tentoi t’i marrë jetën. Partneri i saj, Kol Manaj, ndërkohë ishte i papunë, por nuk kishte sjellje problematike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF