KreuCelebrity

“E shpifur”: Fansat, të neveritur nga dhurata që i fejuari i bëri Selena Gomezit për Shën Valentin!

“E shpifur”: Fansat, të neveritur nga dhurata që i fejuari


Selena Gomez dhe Benny Blanco e kaluan ditën e Shën Valentinit në një mënyrë origjinale, sipas tyre, por që për disa ishte thjesht "e neveritshme". Duket se shampanja, çokollata dhe luleshtrydhet janë dhurata të vjetruara për Benny Blanco, i cili ka preferuar t'i dhurojë të fejuarës së tij nachos me salcë djathi. Dhe jo në një tas të zakonshëm.

“E shpifur”: Fansat, të neveritur nga dhurata që i fejuari
“E shpifur”: Fansat, të neveritur nga dhurata që i fejuari
“E shpifur”: Fansat, të neveritur nga dhurata që i fejuari


Blanco e mbushi vaskën e Selenës deri në buzë me salcë djathi. Në vend të petaleve të trëndafilit, ai përdori një gjurmë me nachos në tokë për ta dërguar atë drejt banjës, ku patate të skuqura ishin formonin mesazhin: “Unë të dua tu”!
Fansat nxituan të ndajnë përshtypjet e tyre të pafiltruara se sa "i shëmtuar", "i neveritshëm" dhe "budalla" ishte gjesti romantik i Benny. “Djathi prishet për dy orë. Nuk e keni menduar mirë këtë, apo jo?” theksonte një mesazh. Një tjetër komentoi: "Sa turp të hedhësh ushqimin kështu”. “Kjo është e neveritshme! Pyes veten nëse i ka mbetur ndonjë qime pubike në salcë,” shkroi një përdorues tjetër, duke shtuar “Më falni, por kjo është thjesht një JO”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF