Inisa Agolli postoi se fundi disa foto në Instagramin e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush. Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, gjithmone e me shume po nenkuptohet se gazetarja, pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah.
“Të zgjasë sa të dojë”, ka shkruar ajo, që duket më shumë si thumb për marrëdhien e saj të shkurtër me moderatorin nga Kosova. Nga ana tjetër, jeta private e Meriton Mjekiqit, që pas ndarjes nga Ilnisa, ka qenë në qendër të vëmendjes. Mediat shkruan pak kohë më parë për një romancë të re që moderatori ka nisur me modelen e njohur, Iren.
Ishte Meritoni qe i dha fund thashethemeve për marrëdhënien e tij me Ilnisen duke pranuar se lidhja ka marrë fund, është shprehur se nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, por pa treguar arsyet e ndarjes. Ai tha vetem se "nuk jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër”. Ndërkohë i pyetur se kush mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, Meriton Mjekiqi la të nënkuptohet se ishte vetë ai, por zgjodhi të mos flasë, sipas tij, për të ruajtur privatësinë e gazetares.
Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën. Por sipas panorama.com, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.



















