KreuCelebrity

Bota, portokall: Tani Angelina akuzon ish-bashkëshortin Brad Pitt dhe Jennifer Aniston për komplot!

Bota, portokall: Tani Angelina akuzon ish-bashkëshortin Brad Pitt dhe

Angelina Jolie pretendon se ish-bashkëshorti Brad Pitt dhe Jennifer Aniston jane bere bashku duke komplotuar kundër saj, pasi është e bindur se ata te dy kane ndikuar tek përçmimi i saj në ndarjen e çmimeve Oscar. Aniston e Pitt kane qene te martuar, e akuzat jane se pikerisht Jolie u be asokohe shkas per fundin e lidhjes se tyre.

Nderkohe Jolie dhe Pitt ishin së bashku nga 2006-2016, dhe u martuan në 2014, por gjërat përfunduan keq pas akuzave për një incident abuzimi gjatë fluturimit atë vit. Pasi u përbuz nga çmimet Oscar për rolin e saj në "Maria", Angelina mendon se prapa gjithë kësaj qëndron ish-i i saj.

“Kishte shumë bujë rreth asaj se si roli i saj në ‘Maria’ ishte roli i karrierës së saj. Fakti që ajo nuk ishte as e nominuar është e pabesueshme. Ajo besonte se ky do të ishte roli që do ta kthente në krye. Ajo është e sigurt se kjo është e gjitha që bën Brad. Ajo është e bindur që fushata e tij e shpifjeve funksionoi”, tha një burim i brendshëm. 

Jolie beson se Aniston është përfshirë në komplot që nga 2005 kur martesa e saj me Pitt përfundoi, me pretendimet se Jolie kishte lidhje me aktorin dhe se ata u divorcuan shkaku i saj. “Kanë kaluar 20 vjet që kur Angelina vodhi Brad nga Jennifer, por ajo ende nuk e ka falur dhe ka shumë njerëz të fuqishëm në industri që janë në anën e saj”, tha burimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF