Hati dhe Jashari konsiderohen në një nga çiftet më të njohura në rrjetet sociale, ku shpesh komentohen për jetën e luksit. Megjithate, nje vemendje kaq e madhe sjell edhe një mori ndjekësish e fansash, qe kalojne ne "lupë’ çdo lëvizje të dyshes. Dhe ndjekesit se fundi po shprehin dyshime se Hati dhe Jashari janë ndarë.
Shkas për këto aludime është një video e Hatit në TikTok me këngën ‘Harrom’ të Ylli Limanit, teksa duke kënduar edhe qan. Kësisoj, Hati nuk dukej aspak ne gjendje të mirë dhe fansat po pretendojnë që arsyeja është ‘ndarja’ nga Jashari. Megjithate, nuk eshte cudi qe te jete dhe "nje loje" e radhes e TikTok-eres per vemendje.



















