KreuCelebrity

Ekskluzive/ “Shqiptarët për Shqiptarët” fillon në Top pa Marinën!

Ekskluzive/ “Shqiptarët për Shqiptarët” fillon

Moderatorja e njohur Marina Vjollca u rikthye në Top Channel disa muaj më parë me programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Por duket se tashmë, ajo ka hequr dorë nga ekrani dhe nuk do të jetë më pjesë e tij, të paktën për momentin.

Burime ekskluzive për revistën "Bordo” mësojnë se “Shqiptarët për Shqiptarët” do të nisë sezonin e tij të dytë në Top Channel por pa moderatoren e mirënjohur Marina Vjollca.

Ekskluzive/ “Shqiptarët për Shqiptarët” fillon

Mësohet se bukuroshja shqiptare do t’i dedikohet botës së biznesit, ku veç ekskluzivitetit të Elisabetta Franchi së fundmi ajo ka krijuar edhe linjën e saj me produkte kozmetike, “Minë”.

Ky largim vjen pas një viti të suksesshëm të Marinës në ekran, me “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe  më herët me drejtimin e programit dedikuar Kampionatit Europian, ku duhet thënë se për më shumë se një muaj në ekran, çdo natë shkëlqeu.

Ekskluzive/ “Shqiptarët për Shqiptarët” fillon

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Marinën, mbetet për t’u parë se kujt do t’i besohet “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF