Kane vazhduar tensionet në shtëpinë e "Big Brother VIP",ku se fundi Loredana dhe Gjesti jane perfshire ne një debat të ashpër lidhur me dasmën e saj me Jozin. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Gjesti përmendi vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një drejtim që irritoi Loredanën.
E nervozuar, ajo e pyeti: "Do që të jesh si Luizi?" duke e krahasuar atë me fituesin e edicionit të dytë të "Big Brother", Luiz Ejlli. Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke u përgjigjur: "A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam."
Loredana e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një "kopje e keqe" dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si Luizi. Debati mes tyre vjen ne nje situate te acaruar mes banorëve, veçanërisht pas dasmës së organizuar në shtëpi, ku disa banorë u ndjenë të përjashtuar.