Duket se Blake Lively po shndërrohet ngadale në ‘Meghan Markle’ te pakten për nga urrejtja qe terheq. Komentuesja mbretërore Daniela Elser e beri kete pohim për News.com.au.
Pyetjes: “A është Blake Lively Meghan e re, Dukesha e Sussex?”, Elser iu pergjigj:
“Për vite me radhe Meghan, Dukesha e Sussex-it e ka mbajtur titullin si personi që interneti më së shumti pëlqente të hidhte urrejtje. Por tani Lively po i bën asaj konkurrencë.”
Ndërsa Elser pranon se të dyja gratë kanë ‘shumë të përbashkëta’, si fillimi i karrierës së tyre në TV dhe martesa me burra të famshëm. Por mesa duket Blake po merr urrejtje nga publiku, pas gjyqit dhe akuzave qe ka hedhur ndaj Justin Baldonit.