KreuCelebrity

Origjina e mistershme e Big Brother, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me pushtetin?

Origjina e mistershme e Big Brother, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me

Në ditët e sotme është një fenomen i jashtëzakonshëm, por Big Brother fsheh një origjinë të mistershme që pakkush e di. Spektakli Big Brother u krijua për herë të parë në vitin 1997 në Holandë nga producenti John de Mol, me programin që u transmetua për herë të parë në vitin 1999, kujton Telegrafi. Por, nga erdhi frymezimi dhe cili është misteri që fsheh ky emërtim?
Emri i këtij spektakli është frymëzuar nga vepra klasike e George Orwell “1984”. Një trillim distopian që flet për regjimin totalitar të Oqeanisë, i sunduar nga figura enigmatike “Big Brother”.

Origjina e mistershme e Big Brother, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me

Në këtë libër koncepti i Big Brother shërben si simbol i shtetit autoritar, ku qeveria ushtron kontroll mbi çdo aspekt të jetës së qytetarëve, duke përfshirë mendimet dhe bindjet e tyre. Aty, shteti përdor teknologji të avancuar për të monitoruar sjelljen e njerëzve, nëpërmjet teleekranëve, mikrofonave të fshehur dhe spiunëve.

Për ju që keni dëgjuar shprehjen “Vëllai i Madh po ju vëzhgon”, duhet ta dini se rrjedh nga ky libër, një shprehje e cila është e ngjitur në posterë të këtij shteti totalitar imagjinar, duke u kujtuar qytetarëve se veprimet dhe fjalët e tyre po vëzhgohen. Ky koncept i vëzhgimit të vazhdueshëm ndikoi shumë në idenë e reality shout, pra vendosjes së garuesve nën mbikëqyrje në 24/7, si pjesë e një eksperimenti social por edhe të realizmit të një spektakli televiziv. Mbi 70 vende të botës morën të drejtat ekskluzive për ta realizuar formatin e Big Brother, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF