Një vajzë 12-vjeçare nga Sukthi ndërroi jetë këtë të premte në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi pësoi një hemorragji cerebrale. Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një komunikim për rastin, por drejtues të saj bëjnë me dije se kanë nisur hetimet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për rastin.
E mitura ka qenë në mësim kur është ndjerë keq dhe e kanë dërguar me autoambulancë në urgjencën e pediatrisë së spitalit të Durrësit me konvulsione, rreth orës 09:30.
Gjendja e saj është përkeqësuar në orët në vazhdim dhe ekzaminimi me skaner ka përcaktuar shkakun e gjendjes së rënduar shëndetësore.
-
Trishtimi i Julianne Moore!
8 Shkurt, 10:33
12-vjeçarja po kalonte një hemoragji cerebrale. Ajo u nda nga jeta rreth orës 18:30 të së premtes, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në Sukth.