KreuCelebrity

Më në fund, Arbana Osmani publikon videon e parë nuse!

Më në fund, Arbana Osmani publikon videon e parë nuse!

Dasma e Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj, Eduart Grishaj, kishte padyshim një kërshëri të madhe publike, por ata zgjodhën që ta mbajnë private, duke mos qarkulluar foto dhe video në media.

Në ceremoninë e cila u zhvillua në Toskana të Italisë, ishin të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Së fundmi në episodin e radhës të “Mirëmbrëma yje” kishte të ftuar grimerin Arbër Bytyqi, i cili i kishte kërkuar që të ndante pamje nga ajo ditë, pasi siç ai u shpreh ka qenë shumë bukur.

Arbana ia premtoi gjatë intervistës dhe bashkë me të, solli dhe një video të saj nuse, e cila duhet thënë se ishte shumë e bukur, plotë elegancë dhe hijeshi.



Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF