KreuCelebrity

Flet për herë të parë e dashura e Liam Payne: U largova prej tij pasi..

 Flet për herë të parë e dashura e Liam Payne: U largova prej

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të ish-yllit të One Direction. Ndër të tjera u ndal edhe te vendimi për t’u rikthyer në Florida përpara se ngjarja tragjike të ndodhte në Argjentinë.

“Ne kishim qenin tonë dhe padyshim që kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo ngjarje do të ndodhte. Ishte një aksident tragjik dhe jo, nuk e kam menduar kurrë që ai mund të vdiste aq i ri. Por ne kishim jetët tona dhe kjo nuk ishte hera e parë që qëndronim larg njëri-tjetrit”.

Që nga vdekja e tij, ajo ka telefonuar vazhdimisht në numrin e vjetër të telefonit të Liam vetëm për të dëgjuar mesazhin zanor të tij.

Flet për herë të parë e dashura e Liam Payne: U largova prej

Ajo gjithashtu ka liruar pronën që dikur kishin marrë me qira në Florida dhe është kthyer në vendlindjen e saj, Neë Jersey.

Kate tregoi se e mësoi për lajmin tronditës nga një prej miqve e Liam kur ajo ishte në shtëpi me qenin e tyre, Nala, ndërsa ajo ishte duke kaluar kohë në mediat sociale. Si fillim, ajo besoi se ishte një mashtrim mizor, por kishte një ndjesi të keqe se do të ishte e vërtetë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF