KreuCelebrity

U tha se s’flet më nga demenca; Vajza e Bruce Willis tregon për shëndetin e aktorit!

U tha se s’flet më nga demenca; Vajza e Bruce Willis tregon për

Shëndeti i aktorit të njohur Bruce Willis është vënë sërish në pikëpyetje në rrjetet sociale. Raportet kanë treguar se sëmundja e tij me demencë frontotemporale e kishte përkeqësuar gjendjen e tij muajt e fundit, deri në atë pikë sa ai kishte humbur plotësisht aftësinë për të folur. Megjithatë, këto versione nuk janë konfirmuar dhe nuk dihet se nga kanë ardhur.

Si kundërpërgjigje, familja e aktorit, konkretisht vajzat e tij, dolën kundër çdo thashethemi. Konkretisht, Rumer Willis foli për programin britanik “Loose Women”, ku siguroi se babai i saj është stabil dhe nuk ka pësuar ndonjë komplikacion të madh shëndetësor: “Ai është në formë të mirë”, tha ajo.

U tha se s’flet më nga demenca; Vajza e Bruce Willis tregon për

Rumer theksoi gjithashtu se gjendja shëndetësore e babait të saj ka qenë një goditje shumë e rëndë për familjen, por gjithashtu ka qenë një faktor për t'u afruar, edhe pse ai dhe nëna e saj, aktorja Demi Moore u divorcuan më shumë se 20 vjet më parë. "Është shumë e bukur mënyra se si ne bashkohemi, është kaq e bukur sepse ne jemi vërtet një", tha ajo.

Në mars 2022, Bruce Willis njoftoi daljen në pension dhe javë më vonë, familja e tij shpjegoi se ai ishte diagnostikuar me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të folur, kuptuar, lexuar dhe shkruar.

Që atëherë, Willis ka qëndruar jashtë vëmendjes dhe shfaqet vetëm në video të shkurtra të shpërndara nga familja e tij. Një vit më vonë, në shkurt 2023, gruaja e tij Emma Heming Ëillis raportoi se diagnoza kishte ndryshuar në demencë frontotemporale, një seri çrregullimesh të trurit që prekin kryesisht zonat që lidhen me personalitetin, sjelljen dhe gjuhën.  

Njerëz të afërt të familjes vunë në dukje se, pavarësisht se gjendja e tij ka përparuar, Willis mbetet në humor të mirë dhe familja e tij luan një rol shumë të rëndësishëm në disponimin e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF