KreuCelebrity

“Gjesti vuan nga ADHD”: Ekspertja rrëfen rrezikun e.....

“Gjesti vuan nga ADHD”: Ekspertja rrëfen rrezikun e.....

Një teori u perhap se fundi me shpejtesi ne rrjetet sociale, ku shumë njerëz pretendonin dhe shkruanin se Gjesti vuan nga ADHD. Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv, i njohur ndryshe si ADHD, është një çrregullim neurozhvillimor i cili, ashtu siç edhe vet emri e sugjeron, karakterizohet nga vështirësia për t’u përqëndëruar dhe nga tendenca për të qënë hiperaktiv dhe impulsiv pavarësisht rrethanave.

A janë këto karakteristika që ne të gjithë mund t’i shfaqim në momente të caktuara? Sigurisht që po. A mjaftojnë për të dalë në konluzionin se vuajmë nga ADHD? Absolutisht jo. 

Psikologia Ilva Mile theksoi per Anabel se dalja në të tilla përfundime, komentimi dhe masivisimi i të tilla teorive është jo vetëm e gabuar, por dhe mjaft e dëmshme.

“Duke marr shkas nga përfundime të caktuara që qarkullojnë në rrjet mbi gjendjen psiko-emocionale të personazheve publikë që prej disa muajsh ndiqen në ekran nga një audiencë e gjerë, përkatësisht nga aludimet që janë bërë vazhdimisht mbi mundësinë që Gjesti të vuajë nga ADHD, e gjej shumë të nevojshme, si profesioniste e fushës, të ndalem tek kjo temë dhe të shpjegoj më tej pse dalja në këto përfundime është jo vetëm e gabuar por e dëmshme.”, shprehet ajo.
Sipas ekspertes, shumë njerëz mund të dalin në përfundime duke u bazuar në atë që lexojnë lehtësisht në internet, por e vërteta është se kuptimi i saktë i tyre është diçka që mund ta bëjë me lehtësi dhe përgjegjësi vetëm një profesionist i fushës. Dhe ka një arsye për këtë:

“Kur bëhet fjalë për diagnoza, kriteret që ju lexoni në internet apo kriteret e caktuara në DSM (Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore) për secilën prej tyre janë të përshkruara në vija të përgjithshme dhe vetëm një profesionist mund t’i interpretojë në mënyrën e saktë. Ju e gjeni veten ose gjeni karakteristika të njerëzve të tjerë në ato përshkrime sepse fundja të gjithë njerëzit, në nivele sado të ulta, mund të identifikohen me ato përshkrime sepse janë karakteristika të natyrës njerëzore. Kjo nuk do të thotë se kemi automatikisht të bëjmë me një çrregullim sepse natyra e çrregullimeve është më komplekse se aq, pengon dhe dëmton cilësinë e jetës dhe funksionilitetin e personit dhe njerëzve që e rrethojnë. Vetëm një profesionist i shëndetit mendor (mjek psikiatër, neurolog, neuropsikiatër, psikolog klinik) mund të vendosë diagnoza (dhe kujdes!), këtë nuk e bën kurrsesi nga ekrani apo duke mos ndërvepruar kurrë me personin përkatës, por nëpërmjet takimeve, bisedave klinike, testeve psikologjike, pyetjeve dhe seancave terapeutike.”, thekson psikologia.
Por, “pre” e të komentuarit këto diagnoza nuk janë vetëm njerëz që nuk i përkasin fushës. Shpesh herë persona që theksojnë se janë profesionistë të fushës analizojnë banorët e “BBVA”, por jo vetëm, duke vënë diagnoza nga ekrani.

Por sa profesionale dhe e saktë është kjo?

“Vendosja e diagnozave nga ekrani, si në ato raste kur bëhet nga njerëz që identifikohen si “profesionistë” dhe si kur bëhet nga njerëz të thjeshtë me njohuri të limituara për fushën, është e gabuar, por më tepër në rastin e “profesionistëve”. Kjo sepse një profesionist i vërtet duhet t’a dijë që për vendosjen e diagnozave nuk mjafton thjesht vëzhgimi nga larg i sjelljeve të individëve (e aq më tepër në kushte të pazakonta siç është formati Big Brother) dhe duhet gjithashtu të dijë se diagnostikimi si proces duhet të ndodhë vetëm me miratimin e vet individit, në të kundërt përbën shkelje etike.”, shton ajo.
Madje, vendosja e të tilla diagnozave jo vetëm që nuk është profesionale dhe etike, por përbën shkelje të dinjitetit dhe të drejtave njerëzore të këtyre personazheve. 

Megjithatë, siç ekspertja thekson, Gjesti nuk është rasti i vetëm që ky fenomen haset. Shumë herë, njerëz të ndryshëm shkruajnë se dikush vuan nga një problem i caktuar i shëndetit mendor, referuar sjelljeve që tregojnë në ekran. Madje, shpesh herë të tilla diagnoza përdoren për të fyer dikë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF