Këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston sot 38-vjetorin e lindjes dhe ka zgjedhur që në rrjetin e saj social Instagram të ndajë një mesazh tejet frymëzues me ndjekësit e saj.
Duke njoftuar publikun për këngën e saj më të re, “Grada”, ajo thekson se është e rëndësishme që përballë sfidave të jetës të qëndrosh e fortë. Kjo këngë është simbol i ngjitjes pas çdo periudhe të errët dhe një kujtesë për të gjithë se, pavarësisht vështirësive, ne mund të ngrihemi, të mësojmë dhe të bëhemi më të fortë.
“Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar... çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. ‘GRADA’ është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë! ‘GRADA’ vjen këtë të premte!”, ka shkruar ajo.
Elvana zbulon se kënga "GRADA" do të publikojë këtë të premte, më 9 shkurt.
View this post on Instagram



















