KreuCelebrity

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy-t dhe Kingu-t?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e

Tre ditë pasi mori mandatin, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjet e presidentit John Kennedy, vëllait të tij më të ri, senatorit Robert Kennedy dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, Jr.Këta tre burra ishin në mesin e individëve më me ndikim në vitet ’60 dhe vrasjet e tyre, që supozohet se u kryen nga sulmues të vetëm, ka bërë që të ngrihen disa teori konspirative që ende e mbërthejnë shtetin gjashtë dekada më vonë, thote REL. Ndoshta asnjë vrasje në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk është analizuar e diskutuar më shumë sesa vrasja e presidentit Kennedy, që u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, teksa po udhëtonte përmes Dallasit i ulur në ulësen e pasme të limuzinës presidenciale i shoqëruar nga gruaja e tij dhe guvernatori i Teksasit, John Connally, i cili ishte i ulur përpara.

Lee Harvey Oswald, ish-ushtar që kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Bashkimin Sovjetik, u akuzua se vrau Kennedyn me një armë zjarri nga kati i gjashtë i një librarie të një shkolle të Teksasit. Para se të mund të gjykohej, Oswald u vra nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate në Dallas, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të dërgimit të tij në një burg tjetër.

Një komision qeveritar më 1964 doli në përfundim se Oswaldi kishte vepruar i vetëm kur vrau Kennedyn. Megjithatë, shumë njerëz vunë në dyshim konstatimin e komisionit – që e quajtën me përbuzje “teoria e plumbit magjik” – se një plumb i vetëm kishte goditur Kennedyn nga pas, i kishte dalë nga qafa, e kishte goditur Connallyn në shpinë, duke depërtuar përmes kraharorit të tij e kishte goditur dorën e tij dhe më pas plumbi kishte përfunduar në kofshën e tij.

Shumë nga personat që e kundërshtojnë teorinë e një plumbi të vetëm, pretendojnë se edhe një sulmues tjetër ishte i pozicionuar në nivelin e rrugës përgjatë rrugës nga kalonte limuzina, në një vend që njihet si “Grassy Knoll”. Teori të ndryshme të konspiracionit janë paraqitur se kush qëndronte prapa vrasjes së Kennedyt, duke përfshirë edhe zyrtarë të CIA-s, kubanë në mërgim, qeverinë sovjetike dhe mafian amerikane. Vendimi i Qeverisë për të mbajtur sekret materiale të caktuara përgjatë viteve vetëm sa ka ushqyer besimin në një konspiracion.

Në njoftimin për vendimin lidhur me deklasifikimin e dokumenteve të mbetura, Trump tha se dëshiron që të bënte të qartë detajet lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy, vëllait të tij dhe Martin Luther Kingut. Senatori Kennedy ishte qëlluar për vdekje në një hotel në Los Anxhelos më 1968, ndërkaq King u vra nga një snajper teksa po qëndronte në ballkonin e dhomës të tij të motelit në Memfis.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF