KreuCelebrity

Kur “është e shkruar”: I vetmi qe doli gjallë nga aksidenti i tmerrshëm ajror në SHBA, fati i pabesueshëm i të riut!

Kur “është e shkruar”: I vetmi qe doli gjallë nga

Jon Maravilla, nje patinator amerikan ia detyron jetën një zgjedhjeje te momentit te fundit, që varej nga një rregullore. Qeni i tij u konsiderua "shumë i madh" për t'u transportuar në kabinë, duke e penguar atë të hipte në fluturimin Bombardier CRJ700, i nisur për në Uashington. Ishte pikerisht ky avion që pak orë më vonë u përplas me një helikopter dhe u rrëzua tragjikisht në lumin Potomac, duke vrare te gjithe personat ne bord.

Kur Maravilla mësoi për tragjedinë, ai u shpreh se u trondit shumë. "Nuk mund të ndalem së menduari se sa shumë ndryshoi gjithçka, një jo e thjeshtë në check-in. Qeni im më shpëtoi jetën. Une nuk do te ndahem me kurre prej tij" – tha ai.

Presidenti Donald Trump deklaroi se helikopteri i ushtrisë Black Hawk po fluturonte më lart se sa duhej në momentin që u përlas me avionin e kompanisë American Airlines pranë aeroportit Reagan në Uashington, në atë që duket se është elementi më i rëndësishëm që është mësuar deri më tani lidhur me hetimin.

Forcat e Armatosura nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Reuters.

Zaonisht, helikopterët ushtarakë fluturojnë mbi lumin Potomak, pranë aeroportit të ngarkuar “Ronald Reagan”, në atë që njihet si “Korridori 4”. Për arsye sigurie, lartësia maksimale që duhet të fluturojë helikopteri është 61 metra.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF