"Historia e dashurisë mes Federico Lucia dhe Chiara Ferragni? Nuk ka ekzistuar kurrë. Ai gjithmonë ka pasur dikë tjetër, një grua që mund ta kishte shkatërruar": këto janë fjalët e Fabrizio Corona i cili përshkruan kështu episodin numër 4 të formatit të tij “Falsissimo“ e publikuar në Youtube, me titull “Dashuria e vërtetë e Fedez pjesa 1”.
Sipas tij reperi prej vitesh ka vetëm një grua në zemër, por ajo nuk është Chiara Ferragni: “Këtë grua e ka fiksuar në tru prej pesë vitesh, për ta bërë gruan e tij, por ajo ka një partner”.
Corona pretendoi se Fedez kishte një lidhje me Angelica Montini, "dashuria e vërtetë" e reperit, e cila do t'i kishte rrëfyer gjithçka gruas së tij Chiara Ferragni, gabimisht.
Corona deklaroi se Fedez e kishte tradhtuar gruan e tij me Angelica Montinin, një vajzë me të cilën reperi kishte vite që kishte një lidhje me një intimitet të veçantë. Sipas rrëfimit të Corona, lidhja u zbulua në një moment shpërqendrimi nga Fedez, i cili aksidentalisht i tha Chiara Ferragni-t gjithçka në telefon, i bindur se ai po fliste me Fabrizio-n.
E pas këtij programi të publikuar në YouTube, Chiara Ferragni u detyrua të reagonte dhe të tregonte të vërtetën e saj, duke sqaruar se ajo nuk ka qenë në një marrëdhënie të hapur, thjesht nuk ka qenë në dijeni të të vërtetave të Fedez.