Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez reagoi ashper në Instagram ndaj një deklarate të politikanit republikan Sam Parker, i cili e kritikoi për një video emocionuese, ku ajo shprehte shqetësimin e saj për politikat e emigracionit të Donald Trump.
Parker, kandidati republikan për Senat në 2018 nga Utah, shkroi në Twitter: “Duhet të dëbohet Selena Gomez,” pas kritikës që ajo shfaqi për dëbimin e meksikanëve.
Megjithatë, Gomez nuk e la pa pergjigje. “Oh zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin,” shkroi ajo. Reagimi i saj i shpejtë dhe me shumë vetëdije sociale ka tërhequr vëmendjen, duke theksuar se, edhe pse është e natyrshme të reagosh ndaj politikave të tilla, ajo nuk do të heshtë për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve. Gomez ka folur më parë për historinë e emigrantëve në familjen e saj dhe për sakrificat që ata bënë, duke përfshirë rrugën e vështirë të tezes së saj për të kaluar kufirin në një kamion.














Muza, Laetitia Casta!


Horoskopi ditor, e martë 28 janar 2025



10 vjet pa Gent Demaliajn!
