KreuCelebrity

Bill Gates pendohet për divorcin: “Gabimi më I madh që kam bërë në jetë”!

Bill Gates pendohet për divorcin: “Gabimi më I madh që kam

Ishin të dy shumë të zënë me jetët e tyre profesionale, me konflikte të vogla të lëna të pazgjidhura, dhe në fund një situatë që I bëri të mos ndiheshin më të kënaqur në martesën: Kështu I dhanë fund lidhjes Bill dhe Melinda Gates, por sot miliarderi është shumë I penduar për këtë gjë. Në një intervistë për edicionin londinez të gazetës The Times, Gates, 69 vjeç, e përshkruan ndarjen si një periudhë të dhimbshme që ka shënjuar jetën e tij personale dhe profesionale.

Bill Gates pendohet për divorcin: “Gabimi më I madh që kam

Gates dhe Melinda u divorcuan në vitin 2021, pas 27 vitesh martesë, gjatë të cilëve ndërtuan një familje me tre fëmijë: Phoebe, Rory dhe Jennifer, dhe dy mbesa, Leila dhe Mia, nga vajza e tyre Jennifer. Ai ka rrëfyer se gjithmonë kishte dëshiruar të arrinte një martesë të gjatë si ajo e prindërve të tij, të cilët ishin së bashku për 45 vite.

Bill Gates pranoi se pavarësisht ndarjes, marrëdhënia e tyre kishte shumë momente të bukura. “Melinda ishte një nënë e përkushtuar dhe e dashur. Unë kalova më shumë kohë me fëmijët sesa babai im, por Melinda mbante peshën kryesore në rritjen e tyre,” tha ai.

Por divorci kishte efekt të madh edhe në aspektin profesional, pasi Melinda vendosi të largohej nga fondacioni i tyre i përbashkët, Bill & Melinda Gates Foundation, në vitin 2024. Ky vendim, tha Gates, e kishte zhgënjyer dhe zemëruar atë. Sot, Gates është në një marrëdhënie me Paula Hurd, vejusha e ish-ekzekutivit të Oracle, Mark Hurd. Ndërkohë, Melinda ka nisur një jetë të re në një lagje të qetë, ka shkruar një libër të titulluar The Next Day që pritet të publikohet në prill dhe mbetet e angazhuar me familjen. Bill shprehet se  ideja e të kaluarit të gjithë jetën me një person të vetëm është ende magjepsëse. "Ndërtuam një jetë të mrekullueshme së bashku dhe ndarja ishte e vështirë për të gjithë,” përfundoi Gates.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF