KreuCelebrity

Ndahet nga jeta reperi DJ Unk

Ndahet nga jeta reperi DJ Unk
Reperi DJ Unk, i cili është më i njohur për këngën e tij hit të vitit 2006 “Walk It Out”, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, njoftoi të premten gruaja e tij Sherkita Long-Platt.

“Ju lutem më respektoni mua dhe familjen time. Unë sapo humba burrin tim dhe fëmijët e mi sapo humbën babanë e tyre. Jeta jonë nuk do të jetë kurrë më e njëjta”, ka shkruar Platt në Facebook. “Të DUA ANTONI përgjithmonë” Shkaku i vdekjes së reperit nuk është zbuluar ende.

Në një deklaratë të dhënë për NY Post, Korey “Big Oomp” Roberson – i cili themeloi labelin diskografike që nënshkroi Unk (emri i vërtetë Anthony Leonard Platt) në 2000 – reflektoi mbi vdekjen e reperit, duke e quajtur atë “një legjendë të vërtetë “.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë dhe fansat e panumërt të cilët u prekën nga arti dhe shpirti i tij”, thuhet në mesazh. “DJ Unk nuk ishte thjesht një DJ, reper dhe producent legjendar, por një gur themeli i vërtetë i labelit tonë dhe gjurmët që ai la në mbarë botën do të mbeten përgjithmonë”.

“Këngët hit si ‘Walk It Out’ dhe ‘2 Step’ kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në industri dhe trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë artistë, DJ dhe fansa për vitet në vijim. Energjia, kreativiteti dhe përkushtimi i tij ndaj zanatit nuk do të harrohet kurrë.”

“Ne kërkojmë që ta mbani familjen e tij në mendimet dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne gjithashtu duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë mbështetur DJ Unk dhe Oomp Camp gjatë viteve,” vazhdoi deklarata.

Kënga e Unk, “Walk It Out” – e cila u bë platinum – u shfaq në albumin e tij debutues të vitit 2006, “Beat’n Down Yo Block!” Kënga u ngjit në top 10 të tabelës Billboard Hot 100, e ndjekur nga “2 Step”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF