Nga prinderit qe nuk jane më, tek të afërmit jashtë, kete here ne BBVA nuk po kursehen ne debate as familjaret e banorëve që vetë nuk janë pjesë e lojës. Rozana, gjate nje përplasje verbale me Gertën i përmendi asaj motrën, Olta Gixharin. Rozana preku nje pike delikate, duke i kërkuar se përse nuk flet me të, megjithate një gjë e tillë eshte spekuluar, por nuk dihet sesa eshte e vërtete.
Rozana ngacmoi me pretendimin se Olta i ka uruar qe kete edicion ta fitoje ajo! "Më ka uruar fitoren e "Big Brother Vip Albania’" E kam me mesazh. "Ishalla fiton", më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”
Gerta e ruajti qetesine dhe per kete, eshte lavderuar edhe ne komentet online.
Gerta dhe Olta disa kohë më parë nuk e kishin follow njëra-tjetrën në Instagram, por tani ndiqen. Nëpër intervista, Gerta ka folur për marrëdhënien e saj me Oltën dhe ka treguar se vajzat kanë karaktere të ndryshme, por edhe shumë pika të përbashkëta. “Mund të them që kemi karaktere të ndryshme, por edhe shumë të përbashkëta. Unë mund t’i flas asaj për punën time, ajo mund të më flasë për punën e saj. Debatojmë shumë, por me të vërtetë nuk mbajmë asnjëherë mëri”, – është shprehur ajo.