KreuCelebrity

“Kam një kontratë për të respektuar”, Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj!

“Kam një kontratë për të respektuar”, Olta

Pas komenteve të bëra nga Rozana në Big Brother VIP Albania për heshtjen e motrës së saj, Gerta Gixhari, Olta Gixhari ka reaguar në Instagram. Në një debat të fundit në Big Brother VIP Albania, Rozana u shpreh “Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?

Kjo ka ngritur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë. Por Olta thote se për arsye të kontratës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova, ajo nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, që është banore në Big Brother VIP Albania.

“Kam një kontratë për të respektuar”, Olta

“Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma “preki” njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë", ka shkruar ajo. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF