Një romancë e re duket se ka nisur në showbizzin shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për modelen Vesa Vllasaliu dhe futbollistin e Kombëtares sonë, Mirlind Daku. Aludimet u shtuan pasi Vesa publikoi një foto me fanelën kuq e zi, ndërsa ndjekësit vunë re se ajo dhe Mirlindi e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, shkruan pamfleti.net. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar këto lajme, fansat presin një deklaratë nga dyshja. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo është një romancë e re apo thjesht një miqësi.
Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit e blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.
Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Kujtojmë që Vllasaliu njihet për historinë e saj të ndarjes me futbollistin Mërgim Berisha. Që pas daljes nga Big Brother Kosova, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar te romanca e saj e re.
Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”– ka shkruar Vesa krahas fotos.
Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.