KreuCelebrity

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, zbulohet emri që do e pasojë!

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, zbulohet emri që do e

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos tashmë do të sjellë një tjetër zgjedhje. Brenda dy javësh duhet të mblidhet Sinodi i Shenjtë, i cili përbëhet nga 6 mitrolpolitë. Ata do të votojnë për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, sipas rregullave. Kryepeshkopi i ri duhet të jetë një nga ekzistuesit, teksa përparësi ka ai që është më i vjetri në shërbim. Deri më tani më shumë shanse qe të zërë vendin e Janullatos ka Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi. Ai ka qenë bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Anastas janullatos, person që e ka shoqëruar deri në momentet e fundit të jetës.

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, zbulohet emri që do e

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jetë në një spital të Athinës, në moshën 95 vjeçare. Në ditët mes ndërrimit të viteve ai u shtrua në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Ungjillëzimit në Athinë.

Kryepeshkopi Anastas ishte diplomuar për Teologji në Universitetin e Athinës në mesin e shekullit të kaluar, dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në këtë fushë në Universitetin e Hamburgut në Gjermani. Ai iu kushtua studimeve dhe shërbimeve fetare nga rinia e deri në fund të jetës së vet.

Zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe titujve nderimi nga shumë shtete, Kisha dhe universitete, Kryepeshkopi Anastas ishte profesor dhe doktor nderi në qendra shkencore e fetare në Greqi, Shqipëri, SHBA, Itali, Rumani, Austri, Rusi, Gjeorgji, Egjipt. Kryepeshkopi Anastas është autor i një serie librash fetarë e sociologjikë, përkthimesh dhe artikujsh në periodikë të ndryshëm, si dhe një nga kontribuesit e harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF