Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, ka sugjeruar se ai mund të jetë neurodivergjent dhe spekuloi se ndoshta do të ishte diagnostikuar nëse do të ishte testuar sot.
Në librin e tij me kujtime "Source Code: My Beginnings", një fragment i të cilit është publikuar nga Wall Street Journal, filantropisti miliarder kujtoi fëmijërinë e tij në shtetin Uashington dhe mbështetjen që mori nga prindërit e tij, të cilët "luftuan me djalin e tyre".
-
Sekreti i Melania Trump: është 54, por duket si një 20-vjeçare!
27 Janar, 13:38
Gjatë fëmijërisë sime, fakti që truri i disa njerëzve përpunon informacionin ndryshe nga të tjerët nuk kuptohej gjerësisht, "Nëse do të isha fëmijë sot, ndoshta do të diagnostikohesha brenda spektrit të autizmit. Gjatë fëmijërisë sime, fakti që truri i disa njerëzve përpunon informacionin ndryshe nga të tjerët nuk ishte kuptuar gjerësisht", shkruan ai. Bill Gates, i cili është 69 vjeç, kujton se prindërit e tij nuk kishin informacione apo tekste shkollore që t'i ndihmonin të kuptonin pse djali i tyre ishte i fiksuar pas projekteve të caktuara, i anashkalonte shenjat sociale dhe mund të ishte i pasjellshëm dhe i papërshtatshëm.
Themeluesi i Microsoft theksoi se prindërit e tij, Bill dhe Mary Gates, i ofruan atij një kombinim të mbështetjes dhe presionit, gjë që e lejoi atë të rritej emocionalisht, duke e inkurajuar në të njëjtën kohë të lidhej me njerëzit e tjerë. Gjithashtu Elon Musk (Tesla), i cili në vitin 2021 në programin "Saturday Night Live" pranoi se kishte sindromën Asperger, dhe Richard Branson (Virgin) ia atribuuan shumë suksesin e tyre në karrierë neurodivergjencës.
Maria Marcos, psikologe në Prado Psicologos, shpjegon në "Cuidate Plus" se "neurodivergjenca i referohet një përpunimi kognitiv, një funksionimi neurologjik që ndryshon nga norma, që largohet nga neurotipiku". Ekzistojnë disa lloje të neurodivergjencës, si çrregullimi i spektrit të autizmit, çrregullimi i deficitit të vëmendjes me ose pa hiperaktivitet, ose njerëz me vështirësi në të mësuar, si disleksia.
Disa nga karakteristikat që njerëzit me neurodivergjencë mund të shfaqin përfshijnë ndjeshmërinë e lartë shqisore, për shembull ndaj tingujve ose dritës, aftësinë për të njohur modele dhe lidhje, si dhe detaje delikate, kapacitet të lartë për kreativitet, me të menduarit origjinal që i lejon ata të gjejnë më shumë inovativë.