KreuCelebrity

Bernardi vë në dyshim orientimin seksual të 3 banorëve të BBV: thotë emrat!

Bernardi vë në dyshim orientimin seksual të 3 banorëve

Bernardi pas eliminimit nga BBV ka dhënë një intervistë në "Big Brother Fan Club", ku është pyetur për komentet e tij lidhur me orientimin seksual të disa banorëve të shtëpisë.

Një pjesë e bisedës u përqendrua në një deklaratë që ai kishte bërë më herët, ku përmendi disa emra, si Aldo dhe Klajdi, duke sugjeruar se ata mund të kishin dyshime për orientimin e tyre seksual.

Bernardi vë në dyshim orientimin seksual të 3 banorëve

Bernardi u shpreh se ai ndryshe nga Klajdi, Jozi dhe Laerti, që nuk kishin guximin t’i thoshin orientimin e tyre, ai e bëri. Ai theksoi se nuk po i quante këta individë homoseksualë, por se besonte që mund të kishin dyshime rreth orientimit të tyre seksual.

Gjatë bisedës në studio, ish-banori pranoi se kishte patur momente brenda shtëpisë kur kishte vepruar ndryshe nga vetja, për shkak të ndikimeve të ndryshme. Bernardi e cilësoi veten si një nga lojtarët më të fortë të javës, duke mos u ndjerë i përjashtuar apo i bullizuar nga pjesa tjetër e grupit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF