Në familjen Gjebrea sot ka festë pasi e vogla e shtëpisë feston 16-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar, Ardit Gjebrea ka zgjedhur që ta urojë të bijën edhe publikisht, në mediat sociale.
Përkrah një fotoje shumë të bukur ku ata shihen të lumtur krah njëri-tjetrit, ai ka shkruar disa fjalë të bukura zemre për Annën.
“Sot mbush 16. Dhe çdo vit që kalon, ti rritesh, por tek unë je e vogla ime, princesha e babait me gjithë dashurinë që më jep dhe që mundohem të të jap çdo ditë. Paç vetëm ditë të bardha e mira ime dhe qofsh e rrethuar vetëm me dashuri”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë komentet me urime për Annën nga miq, familjarë e të afërm të familjes.
View this post on Instagram