KreuCelebrity

Tronditëse/ 14 ‘shenjtorët’ shpallen fajtorë për vdekjen e 8-vjeçares, mes tyre edhe prindërit që besonin se do të ringjallej

Tronditëse/ 14 ‘shenjtorët’ shpallen fajtorë për
Katërmbëdhjetë anëtarë të një grupi fetar australian janë dënuar për vrasjen e një vajze tetëvjeçare diabetike, së cilës iu refuzua insulina për gati një javë.

Elizabeth Struhs vdiq në shtëpi në vitin 2022, pasi vuante nga ketoacidoza diabetike, e cila shkakton fatalisht sheqer të lartë në gjak.

Gjykata dëgjoi se trajtimi i Elizabetës u ndalua sepse grupi, i njohur si Shenjtorët, kundërshtoi kujdesin mjekësor, duke besuar se Perëndia do ta shëronte atë.

Babai i saj Jason Struhs dhe lideri i grupit Brendan Stevens ishin në gjyq për vrasje, por u dënuan për akuzën më të vogël të vrasjes nga pakujdesia. Dymbëdhjetë anëtarë të tjerë, duke përfshirë nënën dhe vëllain e Elizabeth, u dënuan gjithashtu për vrasje. Të gjithë ishin deklaruar të pafajshëm.

BBC raporton se “shenjtorët” nuk lidhen me ndonjë kishë zyrtare në Australi dhe për këtë arsye numëron rreth 24 anëtarë, nga tre familje të ndryshme.

Gjatë gjyqit, u zbulua se asnjë përpjekje nuk ishte bërë për të thirrur një doktor dhe autoritetet nuk u njoftuan deri 36 orë pas vdekjes së vogëlushes. Kjo për arsyen se grupi mendonte se ajo mund të risillej në jetë.

Nga familja e Elizabeth, ka qenë nëna e cila ka qenë pjesë e këtij grupimi fetar. Pas disa kohësh i ishte bashkuar edhe bashkëshorti, Jason. Sipas prokurorisë fillimisht ai ka qenë me idenë që t’ia jepte vajzës mjekimet.

Por pas diskutimeve dhe pagëzimit në grup, ai ndryshoi mendim. Gjatë gjyqit ai ka dëshmuar me lot në sy se pranoi bashkë me Elizabeth të ndalonin insulinën dhe se besonte se vajza do i ringjalles.

“Elizabeth vetëm po fle dhe do ta shikoj sërish atë”, i tha ai gjykatës.

Një tjetër person që ka folur kundër këtij grupimi fetar ka qenë edhe motra e vogëlushes së ndjerë, Jayde. Ajo tregoi se u largua nga “Shenjtorët” në moshën 16-vjeçare pasi pranoi se ishte lezbike.

Prej atij momenti, ajo është ndarë nga familja. Së bashku me të tjerë, ajo ka përshkruar se si ky grupim kishte pikëpamje shumë të rrepta që ndalonin mjekimin ndërsa edhe Krishtlindjet dhe Pashkët i konsideronin si festa pagane.

Sa i përket dënimit të 14 “Shenjtorëve”, pritet që të jepet muajin tjetër vendimi se sa burg do të vuajnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF