KreuCelebrity

Investime e ujdi paramartesore: Melania qenka siguruar që Barron të ketë një "super pasuri" të vetën!

Investime e ujdi paramartesore: Melania qenka siguruar që Barron të

Raportimet e National World tregojne se Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh. Keto para kane ardhur kryesisht nga pasuritë e familjes dhe disa investime që janë në emrin e tij, përfshirë një rezidencë luksoze në Mar-a-Lago që vlerësohet në 10 milionë euro dhe një pronë në New Jersey me vlerë 18 milionë euro.

Investime e ujdi paramartesore: Melania qenka siguruar që Barron të

Pjesa tjetër e pasurisë së Barronit është nga besimi që babai i tij, Donald Trump, krijoi për të. Edhe pse detajet e pasurisë janë ruajtur me kujdes nga nëna e tij, Melania Trump, disa informacione kanë dalë në dritë që tregojnë se Barron ka përfituar nga zgjedhjet e babait të tij dhe nga marrëveshja paramartesore që Melania rinegocioi me Donaldin për të siguruar që djali i saj të merrte trajtim të favorshëm në testamentin e babait.

Nëse informacionet janë të sakta, Barron tashmë ka kaluar motrën e tij më të vogël, Tiffany Trump, e cila ka një pasuri që luhatet nga 10 deri në 30 milionë euro. Megjithatë, ai mbetet pas Eric Trump, Donald Trump Jr., dhe Ivanka Trump, secili prej të cilëve ka një pasuri prej 350 milionë eurosh. Pasuria neto e Ivankës, e cila ndan pasurinë me bashkëshortin e saj Jared Kushner, arrin deri në 800 milionë euro.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF