Jori Delli ka qenë e ftuar në “Miqtë e pasdites” në RTSH, për të rrëfyer jetën e saj profesionale dhe personale në një bisedë të ngrohtë me moderatoren Beniada Nishanin, me të cilën ndan një miqësi të ngushtë.
-
Nis sot “Miqtë e Pasdites”, me Beniada Nishanin!
13 Janar, 11:32
Gjatë bisedës ato u ndalën te historia e bukuroshes shqiptare me reperin Fred de Palma, “Ai është i butë si një bebe pavarësisht se e shohin me tatuazhe. Fillimisht nuk më pëlqeu. Lidhjet e mia kanë qenë me njerëz me pamje më të zakonshme. Kur u ritakuam ishim secili të palidhur. Fillimisht mendova se do të ishte një lidhje një ose dy muaj. Por doli se është një lidhje që po i reziston kohës”.
Pak njerëz e dinë që Jori ka ndjekur studimet për inxhinieri, shkencë të cilën ajo e do shumë dhe sipas saj modelingu erdhi në jetën e saj kur ajo ishte duke ndjekur studimet. “Kam qenë e shkathët në matematikë. Doja të bëhesha doktoreshë, por në Itali është e vështirë. Në vitin e dytë e kalova testin, por miqtë më këshilluan të kaloj në inxhinieri”.
Pa hezitim blogerja e njohur pohoi që në Itali ka punuar edhe kamariere, pasi ndryshe nga këtu aty puna nuk është turp, Jam shumë e lumtur për këtë zgjedhje. Kam punuar edhe kamariere dhe kjo është shumë normale në Itali. Këtë e bëjnë shumë në Itali, pasi ndryshe nga këtu, nuk ka paragjykime për punën. Jam rritur nga 2 prindër punëtorë, ku mamaja merrej me studime, ndërsa babai duke kryer shumë punë të ndryshme, që lidhen me mekanikën etj.”, tha ajo.
Jori kujtoi edhe eksperiencën që ka patur në realizimin e një spoti me Ronaldon e Neimar,“Në atë kohë isha e lidhur. Firmosëm kontrata, por nuk na u tha se kush do të ishin personazhet kryesor. Na hoqën telefonat gjatë xhirimeve. Fillimisht mendova se ishin sozi të tyre, por ata ishin realë. Gjithsesi nuk është një gjë e jashtëzakonshme”, rrëfeu Jori.