Vogue duket e anshme me vleresimin e saj se fundi, sepse pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë qenë disa herë në kopertinën e saj, revista e famshme sulmoi Zonjën e Parë Melania Trump, duke e krahasuar atë me një "magjistare të pavarur." "Trump duket më shumë si magjistare e pavarur sesa si nëpunëse publike," shkroi gazetarja e modës së Vogue, Hannah Jackson, për portretin zyrtar të Melania Trump, te porsapublikuar.
Në artikullin e saj, të botuar të martën, Jackson shton: "Trump dukej sikur po merrte pjesë si e ftuar në një episod të The Apprentice, sesa si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara," dhe tha se fotografia bardhezi duket sikur përçon mesazhin "Je i pushuar."Veshja e Trump-it nuk ndihmoi aspak në shmangien e imazhit të "sallës së mbledhjeve," vazhdon gazetarja e modës, para se të kritikojë xhaketën me frak të Dolce & Gabbana-s dhe pantallonat me rrip të Ralph Lauren që kishte veshur Melania Trump, duke sulmuar zgjedhjen e saj për të veshur një frak në vend të një xhakete apo një bluze.
"Nuk është aspak e habitshme që një grua që ka jetuar në një papafingo të mbushur me ar, fama e së cilës është e lidhur ngushtë me një perandori televizive reality, nuk heq dorë nga teatraliteti," shtoi Jackson. Gazetarja e Vogue theksoi se portreti i Zonjës së Parë "është dukshëm më i përmbajtur se portreti i saj i vitit 2017 në Shtëpinë e Bardhë," i cili e shfaqte Melania Trump në ngjyra, me sy të hapur dhe duke buzëqeshur. "Trump dërgon rregullisht mesazhe përmes zgjedhjeve të saj në veshje," shtoi Jackson.



















