KreuCelebrity

"Publiku e shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je- Egla, inate të vjetra me Rozanën?

"Publiku e shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je-

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë opinionin e saj mbi çiftet në edicionin e katërt të BBVA. Në një përgjigje për ndjekësit e saj në Instagram, tregoi se perkrah Laertin, dhe nuk ia kurseu ironine Rozana Radit.

“Jam me Laertin deri tani,” shkruan Egla, duke e shoqëruar me një emoji të buzëqeshur. “Për Rozanën nuk ka nevojë ta komentoj, se publiku shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je. Mendoj që kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia para Gertës", shtoi ajo.

Duket se behet fjale per inate te vjetra. Kur ishte Egla në shtëpinë e Big Brother dhe Rozana jashtë saj, kjo e fundit kishte komentuar negativisht për Eglën, pas përplasjes që aktorja kishte patur me Jul Dedën për çështjen aq shumë të diskutuar të ‘bre*këve’: "Ah moj Egla, nuk ke shkuar me pushime atje. Atje ke një bibël, e cila thotë gjithçka që s’është e ndaluar është e lejuar. Që do të thotë se ku zhvishet çdokush prej banorëve është problemi i tyre. Unë nuk mendoj se një aktore që zhvishet në backstage, se do të hyjë në skenën tjetër, ka problem se Juli po heq thjesht pantallonat dhe po vesh tutat në dhomën e gjumit. Mos harro që të laheni me rroba banje!", thoshte Rozana, dhe Egla duket nuk e kishte harruar kete gje.

"Publiku e shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je-

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF