Fabrizio Corona, njeriu qe beri publike lidhjen e Fedez me Angelica Montini, nuk e la pa fshikulluar edhe Chiara Ferragni-n. Ish-paparaci tha se edhe blogerja s`ka perse ben viktimen, pasi edhe ajo e ka tradhtuar sipas tij Fedezin disa herë gjatë martesës së tyre:
“Ke heshtur gjithë këto vjet, jo sepse doje të fshihje dhimbjen e jo sepse ke dy fëmijë që do ta dëgjojnë çdo gjë”, ka shpjeguar ish-paparaci duke sulmuar sipërmarrësen. Ndër të tjera, Fabrizio Corona ka përmendur edhe emrin e Achille Lauro si një nga të dashurit e mundshëm të Chiara Ferragni.
Sipas tij, vetë Chiara ka pranuar tradhtinë me këngëtarin para bashkëshortit të saj: " Do të tregoj gjithë ato gënjeshtra që ke thënë gjatë 15 viteve, të gjitha detajet qe rrethi yt i di, punët e tua të pista dhe dashurinë që ke jetuar duke tradhtuar nderkohe vazhdimisht. Le të fillojmë me një që këndon në Sanremo këtë vit, Achille Lauro. A e mban mend kur i the Fedez se ke fjetur me të?" Por sulmi nuk ka përfunduar këtu. Ish-paparaci ka komentuar edhe mbi menaxhimin e jetës familjare të sipërmarrëses: " Ti që nuk i shikon asnjëherë fëmijët. Ke vetëm dado të paguara shumë."
Ferragni rrëfeu me heret dhimbjen e saj për përfundimin e lidhjes, duke theksuar se Fedez e la në momentin më të vështirë, pikërisht kur ajo ishte e mbërthyer nga skandali i "Pandoro Gate".



















